E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtënat me armë në Jug, policia zbardh detajet e ngjarjes
Lajme

Të shtënat me armë në Jug, policia zbardh detajet e ngjarjes

Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht pas ngjarjes së regjistruar mbrëmjen e së dielës në zonën bregdetare përballë Palasës, ku u raportuan të shtëna me armë zjarri nga një jaht.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 21:00 autoritetet morën informacion se nga një mjet lundrues në det dyshohej se ishte qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare nisën ndjekjen e jahtit për ta lokalizuar dhe ndaluar.

Njëkohësisht, efektivët e Komisariatit të Policisë Himarë dhe Stacionit të Policisë Dhërmi kanë zhvilluar kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare, në kuadër të operacionit për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Autoritetet bëjnë me dije se operacioni është ende në zhvillim dhe se po kryhen verifikime për të dokumentuar ngjarjen dhe për të identifikuar personat e përfshirë.

Policia njofton se, pas përfundimit të operacionit dhe veprimeve të para hetimore, do të publikojë një informacion të plotë mbi rastin.

Njoftimi i Policisë

“Rreth orës 21:00 është njoftuar se nga një jaht në det, përballë Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë vënë në ndjekje të jahtit.

Njëkohësisht, janë njoftuar edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë dhe të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat po kryejnë kontrolle nga toka përgjatë vijës bregdetare.

Vijon ndjekja e mjetit lundrues, me qëllim verifikimin e informacionit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Në përfundim të operacionit për ndalimin e jahtit dhe të veprimeve të para hetimore do të jepet informacion i plotë për rastin.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.