E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të shtunën  finalja e Big Brother, Ledioni falenderon Lorin dhe Sarën
Lajme

Të shtunën finalja e Big Brother, Ledioni falenderon Lorin dhe Sarën

Teksa pritet që të shtunën mbrëma do të transmetohet drejtpërdrejtë finalja e madhe e “Big Brother Vip”, natë e cila premton shumë surpriza dhe emocione, Ledion Liço ka gjetur rastin të përshkruajë me disa fjalë eksperiencën dhe rrugëtimin e tij gjatë këtyre muajve si prezantues i këtij formati.

Në një postim në Instagram ai ka publikuar një video përmbledhëse me momentet më gazmore dhe epike të tij gjatë prezantimit live të spektaklit dhe këtë e ka bërë me një postim ku falenderon kunatën dhe bashkëshorten.

“Ka qenë një nga rrugëtimet më të bukura që kam përjetuar dhe për këtë i jam mirënjohës të gjithë atyre njerëzve të mrekullueshëm që e bëjnë këtë program kaq të dashur. Ju falenderoj të gjithëve ju, shikuesve dhe tifozëve të këtij super-programi për sugjerimet, kritikat, urimet, mbështetjen dhe memet, i dua të gjitha, dhe ju dua ju, të gjithëve. Faleminderit @sarahoxhaaa për ndihmën dhe udhëheqjen e shkëlqyer. Faleminderit @lorihoxha për besimin dhe mbështetjen e pakursyer në momentet më vendimtare! Faleminderit, shihemi të Shtunën, në Finale”, shkruan Ledion Liço.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.