Teatri, PD për aferat e Edi Ramës me ndërtuesin Fusha milionat e vëna në dispozicion
Partia Demokratike ka denoncuar sot, aferat e kryeministrit edi Rama me kompaninë Fusha, e cila do të ndërtojë kullat mbi truallin ku gjendet sot Teatri Kombëtar.
Deputetja Albana Vokshi dha një deklaratë nga selia e PD ku denoncoi dhënien e 127 tenderave kësaj kompanie për 4 vjet nga Rama me vlerë mbi 80 milionë lekë. Vokshi theksoi se kjo është kompania që ka ndërtuar edhe shtëpinë e Ramës në Surrel me vlerë rreth 400 mijë euro.
Vokshi: “Edi Rama nuk u tha kurrës shqipatrëve se çfarë pazari ka bërë me Fusha shpk kur ndërtoi shtëpinë e tij në Surrel që kushtoi rreth 400 mijë euro. Ai nuk dha asnjë faturë po atë e kemi paguar ne. Kompania Fusha ka marrë 127 tendera nga Edi Rama në 4 vjet gati 80 milionë
25 tendera në më pak se 2 vjet i janë dhënë kësaj kopamnie nga Erion Veliaj sekseri i Edi Ramës në bashki. Nëse do të ishte zbatuar ligji dhe do të kishte ftiuar kompania me vlerën më të ulët, Buxhetit do ti ishin kursyer miliona euro për rikonstriksionin e Teatrit. Pa garë iu dha sheshi Skënderbej, bulevardi i Vlorës, rikonstruksioni i Ministrisë së Brendshme.
Ajo, kompania guackë ku do të pastrojë paratë; skema mafioze e pastrimit të parave të drogës dhe korrupsionit dhe e grabitjes së pronës publike është shumë e qartë. Edi Rama nxjerr jashtë loje Gjykatën Kushtetuese, miraton kompaninë, por ka harruar të llogarisë popullin, PD dhe qytetarët që duan të ruajnë vlerat kulturore; qytetarët që nuk pranojnë grabitjen nuk do të lejojnë triumfin e së keqes.
Transparenca e përditshme do të ndihmojë shqiptarët. Në ditët në vitijm, PD do të publikoë fakte të tjera të errëta që lidhin Edi Ramën, Erion Veliajn dhe kompaninë Fusha me botën e krimit dhe drogës.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



