E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Telefonata e pronarit me të birin:Merri dokumentet dhe digji
Lajme

Telefonata e pronarit me të birin:Merri dokumentet dhe digji

“Merri dokumentet dhe digji”, kjo kërkesë e Ferdinant Ibrahimit drejtuar në telefon të birit, ka ngecur në rrjetën e hetimeve të Prokurorisë edhe ortakun dhe administratorin e subjektit Ferlut, përsa i takon hetimeve që po zhvillohen mbi falsifikimin e biletave të transportit urban.

Ferdinand Ibrahimi, administrator i linjës së Unazës e pronar i “Ferlutit”/ Fatos Vrapi, administrator i “AlbaTrans” dhe Albana Vrapi, administratore e “AlbaTrans”

Ferdinand Ibrahimi, administrator
i linjës së Unazës e pronar i “Ferlutit”/ Fatos Vrapi, administrator i “AlbaTrans” dhe Albana Vrapi, administratore e “AlbaTrans”

 

Siç edhe rezultoi më pas në automjet u gjetën sasira blloqesh me bileta të dyshuara si të falsifikuara. Por siç shpjegohet në dosje hetimore, që tashmë do të shtrihen edhe ndaj tre shoqërive të transportit urban në Tiranë, morën shkas nga një shkresë e shtypshkronjës së letrave me vlerë, drejtuar në fillim të muajit gusht Drejtorisë se Tatimeve.

Dyshimi paraprak u adresohej disa operatorëve, të cilët nuk pajiseshin me bileta nga kjo shtypshkronjë.

Siç tregon një burim i Prokurorisë, inspektorët e tatimeve kryen kontroll me biletat e udhëtarëve në linjat e autobusëve të Porcelanit, që administrohet nga shoqëria “Tirana Urban Trans” dhe në linjën e Tiranës së Re, të administruar nga shoqëria “Alba Trans”.

Nga sekuestrimi i blloqeve dhe këqyrja e tyre është konstatuar falsifikimi me qëllim shmangien e detyrimit tatimor. E pyetur nga prokuroria, administratorja e “Tirana Urban Trans”, tregon se blloqet e biletave tërhiqen pranë Drejtorisë së Tatimeve me mandate arkëtimi ku edhe regjistrohen numrat serial të biletave.

Këto blloqe, shpjegon më tej e dyshuara tërhiqen nga Lulzim Allaraj. Të dy ata janë arrestuar sikurse edhe administratori i shoqërisë “Alba Trans”, Fatos Vrapi.

Krimi ekonomiko financiar sekuestroi në funksion të hetimeve 150 mijë bileta false të gatshme për t’u hedhur në treg.

Të arrestuarit:

Fatos Vrapi

Aldi Duka

Lulzim Allaraj

Klodiana Qato

Erisa Vora

Albana Vrapi

Anastas Ibrahimi

Fredinant Ibrahimi

Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.