E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tenderi i bashkisë Tiranë “molla e sherrit”, tre shtetas kërcënojnë me jetë pronarin e një kompanie në Elbasan
Denoncime

Tenderi i bashkisë Tiranë “molla e sherrit”, tre shtetas kërcënojnë me jetë pronarin e një kompanie në Elbasan

Tenderët në Shqipëri janë një nga burimet më të mëdha të parave “qyl” dhe kjo sjell edhe pasoja të rënda. Policia njofton se tre persona janë arrestuar në një operacion të nisur për shkak të një tenderi në Cërrik.

Dyshohet se Shaqir Alcani 62 vjeç, Algert Alcani 27 vjeç dhe Edmir Boci 37 vjeç, të cilët kanë rënë në pranga, kanë kanosur administratorin e një kompanie private që ky i fundit të tërhiqej nga procedura për tenderin që kishte fituar kjo kompani.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona kanë kërcënuar shtetasin E.M, pronar i një biznesi në Cërrik, Elbasan. E. M. nuk ka pranuar të tërhiqet nga tenderi dhe këta shtetas e kanë kërcënuar se do të vrisnin atë dhe familjarët e tij.

Viktima e kërcënimeve më pas ka referuar rastin në polici, që ka arrestuar tre personat e lartpërmendur dhe ka shpallur në kërkim shtetasin L. K, 38 vjeç. Nuk dihen ende detajet mbi tenderin për të cilin ka lindur kjo zënkë, teksa informacioni i vetëm është se ishte hapur nga Erjon Veliaj në Bashkinë Tiranë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.