E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentohet të grabitet qendra komunitare në Shkodër, hajdutët dëmtojnë murin e pasmë
Publik News

Tentohet të grabitet qendra komunitare në Shkodër, hajdutët dëmtojnë murin e pasmë

Ngjarja mësohet se është regjistruar në orët vona të së shtunës, ndërkohë që punonjësit e qendrës kanë evidentuar dëmin mengjesin e hënës kur kanë parë vjedhjen e rrethimit në pjesën e pasme, por edhe dëmtimin që i është bërë pjesës së murit ku grabitësit kanë bërë gati gjithcka për të hyrë në pjesën e prapme të qendrës komunitare.

Kryetari i Rajonit Nr.5, Pal Pepa një intervistë për mediat ka sqaruar ngjarjen e ndodhur ndërkohe që i ka bërë thirrje policisë së Shtetit të zbardhë këtë ngjarje.

Tentativat e grabitjes por edhe dëmtimet ndaj pronës publike, nuk jane raste të izoluara në territorin e Bashkisë Shkodër, ndërkohe që kjo qendër është dëmtuar edhe gjatë vitit të kaluar.

Bashkia Shkodër fton qytetarët të bashkëpunojnë për mbrojtjen e pronës së përbashkët pasi çdo dëm është një kosto që rëndon mbi taskapaguesit shkodranë.

demtime 1demtime

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.