E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tentoi të djegë bashkëshorten me benzinë, arrestohet 69-vjeçari
Lajme

Tentoi të djegë bashkëshorten me benzinë, arrestohet 69-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Prrenjasit, ku një i moshuar është vënë në pranga pasi dyshohet se ka tentuar të djegë bashkëshorten e tij. Rasti është regjistruar në fshatin Karkavec, pjesë e Njësisë Administrative Qukës.

Sipas të dhënave paraprake nga burime policore, 69-vjeçari, i identifikuar si Gani Danga, dyshohet se ka ushtruar fillimisht dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, Minushe Danga, 67 vjeçe. Konflikti mes tyre ka përshkallëzuar në mënyrë të rrezikshme, teksa autori, në gjendje të dehur, i ka marrë me forcë telefonin dhe më pas dyshohet se e ka spërkatur me benzinë, duke i vënë flakën.

Nga hetimet paraprake dyshohet se ngjarja mund të jetë nxitur nga motive xhelozie, megjithatë rrethanat e plota mbeten ende në verifikim nga grupi hetimor.

Çifti jetonte i vetëm në banesë, ndërsa djali i tyre ndodhet jashtë vendit. Sipas informacioneve, gruaja kishte qenë më herët e pajisur me urdhër mbrojtjeje, çka tregon për një histori të përsëritur të dhunës në familje.

Pas incidentit, 67-vjeçarja u dërgua fillimisht në spitalin rajonal të Elbasanit për ndihmë të specializuar dhe më pas u transferua në repartin e djegieve në Tiranë. Burime mjekësore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka reaguar menjëherë pas njoftimit të fqinjëve, duke bërë të mundur arrestimin e autorit të dyshuar. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë penale që rëndojnë mbi 69-vjeçarin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.