E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Terapisti i Kombëtares me COVID, kombëtarja i dedikon një fanellë speciale Ylli Mihalit
Lajme

Terapisti i Kombëtares me COVID, kombëtarja i dedikon një fanellë speciale Ylli Mihalit

Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares shqiptare, prej disa ditësh është në spital dhe po lufton me COVID-in. Njeriu që i ka shërbyer ekipit kuqezi prej më shumë se 30 vitesh sot po zhvillon betejën më të rëndësishme, atë me jetën.

1

Burime nga FSHF bëjnë me dije se Mihali është shtruar prej disa ditësh dhe gjendja e tij mbetet e stabilizuar, por me këtë virus të pabesë duhet kujdes maksimal. Kombëtarja shqiptare i ka dedikuar një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.

2

Më shumë se sa një fizioterapeut, Ylli Mihali u shndërrua një njeri i rëndësishëm pas kuintave për shkak të mirësisë që përcjell, urtësisë dhe devotshmërisë kundrejt punës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.