Tërmet i fortë në Itali, njerëzit dalin në rrugë
Një lëkundje e fortë raportohet se është ndjerë në provincën e Kozencës në Itali në orën 17:02. Sipas raportimeve të para të mediave lokale, magnituda vlerësohet mes 4.8 dhe 4.3, i shkallës Rihter.
Për momentin, nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme materiale.
“Il Fatto Quotidiano” shkruan se lëkundjet kanë bërë që shumë qytetarë të lënë ndërtesat dhe të zbresin në rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



