E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tërmeti/35 familje kanë mbetur në qiell të hapur
Lajme

Tërmeti/35 familje kanë mbetur në qiell të hapur

Tërmeti i fortë me magnitudë 5.1 ballë i shkallës rihter i cili ra një ditë më parë, ka shkaktuar dëme të shumta në banesa në Qarkun e Dibrës.

Emergjencat Civile raportojnë për 235 banesa të dëmtuara në të gjithë qarkun, ndërsa Bashkia e Matit është më e prekur nga pasojat e lëkundjeve sizmike.

Në këtë zonë rezultojnë 90 shtëpi të cilat kanë pësuar dëmtime si çarje të mureve dhe tavaneve.

Nga këto 35 familje kanë mbetur në qiell të hapur, për shkak se banesat kanë pësuar dëmtime të shumta.

Epiqendra e tërmetit është regjistruar pranë Njësisë Administrative Macukull ku janë disa shtëpi të cilat janë dëmtuar.

Gjithashtu, ekspertët e Emergjencave Civile ndodhen prej ditës së djeshme në terren në ndihmë të përfaqësuesve të pushtetit lokal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.