Tërmeti godet Gjirokastrën, ja sa ishte magnituda Sep 18, 2022 | 18:26
Një tërmet me magnitudë 3.7 ballë ka goditur pasditen e kësaj të diele qytetin e Gjirokastrës.
Epiqendra e lëkundjeve sizmike ka qenë 15 km nga qyteti i Gjirokastrës, ndërkohë që raportohet se thëllësia fokale ka qenë 2 km.
Nga informacionet paraprake raportohet se nuk ka pasur dëme në banesa, apo problematika të tjera.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



