E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Terror te Syri i Kaltër, punonjësi masakrohet me gurë në kokë
Denoncime

Terror te Syri i Kaltër, punonjësi masakrohet me gurë në kokë

Dhunuesi largohet dhe ende nuk është arrestuar

Një ngjarje e rëndë dhune është regjistruar në një nga zonat më të frekuentuara turistike të jugut, te Syri i Kaltër në Sarandë, ku një punonjës është dhunuar brutalisht gjatë ushtrimit të detyrës.

Sipas të dhënave, një qytetar nga Kukësi dyshohet se ka sulmuar shtetasin me iniciale A.L., i cili merrej me dhënien me qira të biçikletave elektrike. Konflikti ka nisur pasi klienti pretendonte se kishte humbur kartën e biçikletës.

Në vend që situata të zgjidhej në mënyrë të qetë, debati ka degjeneruar në dhunë fizike. Autori i dyshuar ka goditur punonjësin fillimisht me grushte dhe më pas me gurë, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, veçanërisht në kokë.

Goditja më e fortë ka qenë e drejtuar në kokë dhe rrezikonte pasoja fatale, por viktima ka arritur të mbrohet duke vendosur duart përpara. Si pasojë, ai ka pësuar fraktura në të dyja duart, si dhe dëmtime të tjera në trup.

Pas sulmit, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe vijon të jetë në kërkim nga Policia. Deri më tani nuk ka informacion për arrestimin e tij.

Ngjarja bëhet edhe më shqetësuese për faktin se dyshohet se në këtë zonë turistike kanë ndodhur edhe më herët episode të ngjashme dhune, pa një reagim të fortë nga institucionet. Kjo situatë rrit ndjesinë e pasigurisë dhe pandëshkueshmërisë.

Sulmi ka ndodhur në prani të turistëve të huaj, familjarëve dhe fëmijëve, duke cenuar jo vetëm sigurinë publike, por edhe imazhin e një prej destinacioneve më të rëndësishme turistike në vend.

Autoritetet ligjzbatuese pritet të ndërhyjnë me urgjencë për identifikimin dhe arrestimin e autorit, si dhe për administrimin e provave, përfshirë pamjet filmike dhe mjetet e përdorura në sulm.

Postimi i plotë:

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën turistike të Syrit të Kaltër në Sarandë, ku një qytetar nga Kukësi dyshohet se ka dhunuar brutalisht shtetasin me iniciale A.L., i cili ushtronte detyrën e dhënies me qira të biçikletave elektrike.

Sipas informacioneve të siguruara, konflikti ka nisur pasi qytetari kishte humbur kartën e biçikletës elektrike. Në vend që të zgjidhte situatën në mënyrë normale, ai ka ngritur zërin dhe më pas ka sulmuar fizikisht A.L., duke e goditur me grushte dhe me gurë në kokë.

Goditja më e rëndë ka qenë e drejtuar në kokë dhe mund të kishte pasoja fatale. A.L. ka arritur të mbrohet duke vendosur duart përpara kokës, duke marrë goditjen kryesore në të dyja duart, të cilat, sipas informacioneve, janë thyer. Ai ka pësuar gjithashtu dëmtime të rënda në kokë dhe pjesë të tjera të trupit.

Autori i dyshuar është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe vijon të kërkohet nga Policia. Deri në këto momente nuk raportohet se ai është arrestuar.

Rasti bëhet edhe më shqetësues për faktin se në këtë zonë turistike dyshohet se ka pasur edhe më parë episode të përsëritura dhune, por pa një reagim të fortë dhe përfundimtar nga institucionet përgjegjëse. Mosarrestimi i menjëhershëm i autorëve krijon ndjesinë e pandëshkueshmërisë dhe rrit rrezikun që ngjarje të tilla të përsëriten.

Sulmi ka ndodhur për shkak të detyrës që ushtronte A.L. dhe në prani të turistëve të huaj, familjarëve dhe fëmijëve, duke dëmtuar rëndë sigurinë dhe imazhin e një prej destinacioneve më të njohura turistike në Shqipëri.

Ky rast nuk mund të mbyllet vetëm me një procedim në gjendje të lirë. Policia dhe Prokuroria duhet të veprojnë menjëherë për kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar, administrimin e pamjeve filmike, sekuestrimin e mjetit të përdorur në sulm dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë penale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.