E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Terroristët e ISIS plan për të sulmuar bazën e SHBA në Gjermani
Bota

Terroristët e ISIS plan për të sulmuar bazën e SHBA në Gjermani

Autoritetet gjermane kanë arrestuar këtë të mërkurë katër persona të dyshuar si terroristë të ISIS që planifikonin sulm në një bazë amerikane në vend.

Të dyshuarit u arrestuan nga policia speciale gjermane në veri të Rhine-Westphalia, raporton Associated Press. Prokurori gjerman tha se të arrestuarit janë nga Taxhikistani, të identifikuar si Azizjon B., Muhammadali G., Farhodshoh K. and Sunatullokh K.

Prokurori tha se katër personat, që iu bashkuan ISIS në janar të 2019-ës, kishin planifikuar të kryenin sulme në vendin e tyre, por më pas e zhvendosën fokusin në një bazë ushtarake amerikane në Gjermani.

Sipas prokurorëve gjermanë, katër personat kishin lidhje me një person tjetër, Ravsan B, që është aktualisht në burg që prej marsit për akuza që nuk bëhen të ditura. Ky person i instruktonte ata si të krijonin bomba artizanale me pjesë që mund të siguroheshin përmes postës.

Ravsan B do t’i siguronte paratë për të kryer sulmin duke pranuar kontratën për të kryer një vrasje me pagesë në Shqipëri, thanë prokurorët gjermanë, megjthatë plani dështoi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.