Testikujt prej hekuri të Erjon Veliajt dhe drejtësia në monitorimin e Yuri Kim-it.
Erjon Veliaj me një gjuhë të mbushur me emra që tregojnë organin seksual mashkullor dhe testikujt prej hekuri të kryebashkiakut ka kërcënuar se do të vërë në lëvizje të gjitha institucionet e drejtësisë së re për të hetuar zotin Duka.
Paraprakisht duhet të theksoj se nuk kam kurrfarë ndjeshmërie kundrejt zotit Duka dhe procesit të hetimit të këtij të fundit.
Ajo çka është shqetësuese në këtë rast është që Erjon Veliaj me lehtësinë e papërballueshme të pushtetit absolut,i përmend institucionet e drejtësisë dhe faktorët ndërkombëtarë njësoj sikur t’i drejtohej një nënpunësi në bashki që është nën varësinë e tij.
Pyetjet që lindin krejt natyrshëm janë;
1. Si ka mundësi që 11 vite pas 21 janarit nuk kemi asnjë të dënuar pasi kryemimistri pohon se ka ende gjykatës e prokurorë të papërgjegjshëm në sistemin e drejtësisë?!
2. Si ka mundësi që me një të rënë të lapsit Erjon Veliaj vë në lëvizje prokurorinë e SPAK-un?!
3. Si ka mundësi që ambasadorja amerikane na e servir Reformën në Drejtësi si arritje dhe paradoksalisht Veliaj vetëshpallet zot i kësaj të fundit?!
Post Scriptum- Presim reagimin e ambasadores të na kthjellojë.
Elona Caslli
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



