E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tetori u mbyll me 25 viktima nga aksidentet fatale
Publik News

Tetori u mbyll me 25 viktima nga aksidentet fatale

Ndonëse numri i aksidenteve ka ardhur në rënie këtë vit, ato kanë qenë më fatale sa i përket jetëve të humbura.

aksident xibrake elbasan

INSTAT bëri të ditur se Në muajin Tetor 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 25 persona nga 16 persona të vdekur në Tetor 2018. Në dhjetëmujorin e 2019, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 182 persona nga 168 persona në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke shënuar një rritje prej 8.3%.

Në muajin Tetor 2019 numërohen 118 aksidente rrugore nga 149 aksidente të ndodhura në muajin Tetor 2018, duke u ulur me 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në dhjetëmujorin e 2019, numërohen 1.254 aksidente rrugore nga 1.452 aksidente të ndodhura në dhjetëmujorin e 2018, duke u ulur me 13,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin Tetor 2019, numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 143 persona nga 193 që ishte një vit më parë, duke u ulur me 25,9 %. Numri i të aksidentuarve në dhjetëmujorin e vitit 2019, është 1.713 persona nga 1.958 persona, duke u ulur me 12,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2018.

Në muajin Tetor 2019, aksidentet rrugore, në 83,1 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 22,9 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 28,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në dhjetëmujorin e 2019, aksidentet rrugore, në 14,4 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 35,1 %, krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se ata që kryejnë më shumë aksidente janë grupmoshat e reja. 52% e numrit të aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha deri në 34 vjeç. 21% e aksidenteve në total janë kryer nga grupmosha deri në 24 vjeç. Monitor

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.