E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tezja e 19-vjeçarit që humbi jetën në nëndetëse: Nuk donte të shkonte, kishte frikë
Lajme

Tezja e 19-vjeçarit që humbi jetën në nëndetëse: Nuk donte të shkonte, kishte frikë

Pasagjeri më i ri në nëndetësen “Titaniku” ishte një student 19-vjeçar që shoqëronte babanë e tij në ekspeditë. Tezja e tij hezitoi Azmeh Daëood ka treguar se i riu kishte frikë të shkonte në thellësitë e detit drejt rrënojave të Titanikut. “Megjithatë, ai pranoi udhëtimin për të kënaqur babain e tij aventurier”, tha tezja e të riut që u shpall i vdekur mbrëmë, si dhe katër pasagjerët e tjerë dhe anëtarët e ekuipazhit.

Azmeh tha se nipi i saj Sulaiman, 19 vjeç, kishte informuar një të afërm se ai nuk ishte në gjendje për udhëtimin me nëndetëse dhe ndihej i tmerruar për ekspeditën në Titanik.

Azmeh u trondit kur Ocean Gate, kompania që qëndron pas ekspeditës Titan, konfirmoi se pesë pasagjerët në bord kishin vdekur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.