Themeluesi i Twitter dhuron 28% të pasurisë për COVID-19
Themeluesi i rrjetit social Twitter, Jack Dorsey, 43-vjeç, deklaroi se do të jepte 1 miliardë dollarë nga pasuria e tij për të ndihmuar në luftën ndaj koronavirusit.
Këtë lajm e ka dhënë vetë Dorsey me anë të një postimi në Twitter ku tha se do të transferonte paratë për koorporatën Start Small. Ai ka thënë se 1 miliardë dollarë përbëjnë 28% të pasurisë së tij. Dorsey nuk përcaktoi saktësisht se ku do të dërgoheshin fondet për të ndihmuar në betejën kundër Covid-19.
Kujtojmë që themeluesi i Twitter nuk është i vetmi miliarder që zotohet që një pjesë të pasurisë ta dhurojë për t’i ardhur në ndihmë ‘luftës’ kundër COVID-19.
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg gjithashtu ka ofruar 30 milionë dollarë. Jeff Bezos i Amazonës ka dhuruar 100 milionë dollarë për rezervat ushqimore në SHBA, për të ndihmuar ata që luftojnë me urinë gjatë kësaj periudhe.
Shefi ekzekutiv i Apple Tim Cook, njoftoi në mars se do të dhurojë furnizime mjekësore në Itali, e cila është goditur shumë nga virusi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




