Thikë në zemër nga bashkëmoshatari, kush ishte adoleshenti që u vra sot në Mamurras?
Një ngjarje e rënë ka ndohur mbrëmjen e sotme në Fushë Mamurras ku një14-vjeçar është vrarë me thikë.
Adriel Sala është i mituri i cili mbeti i vrarë pas një konflikti me një 15-vjeçar me inicialet A.XH.
I mituri u dërgua në gjendje të rëndë drejt spitalit të Traumës në Tiranë por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve duke ndërruar jetë rrugës për në spital. Mësohet se një nga thikat e ka qëlluar në zemër.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa sherri dyshohet se ka nisur si pasojë e një konflikti të çastit. Autori i krimit është arrestuar dhe është shoqëruar në Komisariat.
Njoftimi i policisë:
Kurbin
Sot, rreth orës 20:34, është marrë njoftim se në Fushë Mamurras në Kurbin, shtetasi A.Xh. 15 vjeç, banues në Fushë Mamurras, ka goditur me mjet prerës ( dyshohet thikë) shtetasin e mitur A.S. 14 vjeç, banues në Fushë Mamurras, i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
Nga veprimet hetimore dyshohet si pasojë e një konflikti të çastit.
Autori i dyshuar është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprimet e mëtejshme hetimore proçedurale, për veprën penale të kryer.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



