Thirrja e gazetarit: NESËR, 30 MAJ, NË MESNATË, UNË DO TË NGRE NJË GOTË NË SHESHIN SKËNDERBEJ
Tirana sot po ngjan me qytetet e vogla e të varfëra provinciale ku njerëzit mbyllen në shtëpi fill pas perëndimit të Diellit. Në këtë periudhë të vitit kryeqyteti ka kulmin e lulëzimit të jetës! Rinia nëpër rrugë, sheshe e lokale 24 orë e jo në burg!
Tirana është një organizëm i shëndetshëm e vital! Ka zemër të fuqishme që rreh, ka nerv, shpirt, forcë!
NESËR NË MESNATË, ME NJË PIJE NË DORË, UNË DO TË DAL TË BËJ “GËZUAR” ME KËDO QË DO TË VIJË:
❤ PËR TA GËZUAR JETËN!
❤PËR TË FLAKUR TELAT ME GJEMBA BRENDA MENDJES QË QUHEN “KARANTINË”
❤ PËR TË ZGJUAR QYTETARINË DHE QYTETIN TONË!
Pra unë do të jem nesër, e shtunë, 23.59, në Sheshin SHKËNDERBEJ
Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



