Thirrja e Lames: Të regjistrohet presidenca se do i dalë pronari
Kreu i Kadastrës Shtetërore, Artan Lame, i ka bërë thirrje presidentit Bajram Begaj që të regjistrojë godinën e presidencës si pronë shtetërore.
Ai deklaroi se sot për sot presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten, ndërsa shtoi se presidenti i mëparshëm e ka refuzuar të dekretojë ligjin.
“Presidenca nuk ka të regjistruar asnjë pronë të veten. Ligji 20/20 nuk u dekretua nga Presidenti i Republikës në atë kohë. Unë kam kërkuar të miratohet sepse do i hapë rrugë regjistrimit të pronës shtetërore. Presidenca rezulton edhe sot pa regjistruar. Presidenti i asaj kohe bëri një dalje duke thënë se ishin vjedhur pronat e presidencës, por ajo vjedhje është bërë sepse presidenca nuk ishte regjistruar. I bëj thirrje presidencës të aplikojë në e-Albania për të regjistruar pronën e tyre”, u shpreh Lame. “Sjell shembullin e burgut të Shënkollit në Lezhë, ku i ka dalë pronari oborrit të burgut. Godina ka mbetur në shtet dhe oborrit i ka dalë pronari”, tha ndër të tjera Lame.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



