E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Thyen shishe dhe qëllon 19-vjeçarin, shqiptari terrorizon restorantin
Lajme

Thyen shishe dhe qëllon 19-vjeçarin, shqiptari terrorizon restorantin

Një i ri shqiptar ka shkaktuar një sherr paraditen e sotme  në një restorant gjerman në Isarvorstadt.

22-vjeçari me origjinë nga Shqipëria është arrestuar pasi ka plagosur një shtetas rumun.

Sipas mediave vendase në një moment gjërat janë acaruar aq shumë mes të dyve sa që ka thyer një shishe dhe e ka qëlluar 19-vjeçarin rumun në restorant.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur.

Ai  është vënë në pranga dhe do të gjykohet për akuzën e tentativës së vrasjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.