E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ti kërkosh Edi Ramës të hedhë poshtë Edi Ramën?…
OP-ED

Ti kërkosh Edi Ramës të hedhë poshtë Edi Ramën?…

Edi Rama vs Edi Rama

Kushtet e vendosura nga Komisioni Europian në vitin 2016, kur Shqipërisë iu dha refuzimi i parë në kërkesën për çeljen e negociatave duken si lule përballë, atyre që Këshilli Europian na i serviri një ditë më parë si ‘rekomandime’.

Nëse në 2016-ën klasës politike shqiptare i kërkohej praktikisht vetëm miratimi i Reformës në Drejtësi, sot e deri në fund të 2019-ës, qeverisë shqiptare kësaj here i kërkohet të bëjë të kundërtën e asaj që ka bërë nga 2016 e deri më sot.

Fjala vjen Edi Ramës i kërkohet në kapitullin 46 të Raportit të Këshillit Europian që ‘të ndjekë një linjë të hetimeve pro-aktive, dënimin final në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar’.

E thënë ndryshe Edi Ramës i kërkohet të lejojë hetimin dhe dënimin e Ilir Beqjas, Damian Gjiknurit, Arben Ahmetajt apo edhe të Erion Veliajt me dosjet që pritet ti dalin në Shtator. Po në paragrafin 46 të raportit në fjalë, Edi Ramës i kërkohet të çmontojë grupet e organizatave kriminale që mbetet një sfidë e veçantë.

Pra njeriut që erdhi në pushtet dhe po e mban pushtetin edhe falë ‘ndihmës’ së bandave më të rrezikshme në Sarandë, Gjirokastër, Vlorë, Fier, Durrës, Lezhë, Shkodër e Dibër i kërkohet që ti dalë nga llafi, partnerëve në krim.

Edi Rama mund edhe ta mendojë për një çast ta plotësojë këtë kusht tepër të rëndë për të, por kur lexon paralajmërimet që ka në celularin e tij, aty ku shan me rob shpie ata që e kritikojë, e kupton aty për aty që bunkeri në Surrel nuk është dhe aq i sigurt. Jemi sërish në paragrafin 46, ku Këshilli Europian në ndryshim nga heshtja e turpshme e Romana Vllahutin, ulërin me të madhe me këto rreshta:

‘Këshilli inkurajon Shqipërinë që të ndërmarrë përpjekje të thella për të reduktuar kultivimin e kanabisit’. Dhe Këshilli Europian nuk mund të ishte më ironik se kaq. Për të kuptuar se ku e ka fjalën Këshilli Europian boll të lexosh artikullin e sotëm të një prej mediave kryesore franceze ‘Liberation’ që ndër të tjera shtron edhe pyetjen retorike: ‘A mos është një farsë lufta kundër trafikantëve që Edi Rama zhvillon prej pesë vitesh?’.

Edi Rama ka dështuar me dashje, qartazi në sytë e ndërkombëtarëve ti japë Shqipërisë në 5 vjet një Ministër të Brendshëm që të mos jetë i përfolur për lidhjet me bandat e kultivimit dhe trafikimit të drogës. Të pretendosh se Edi Rama do të ndryshojë, është si të presësh shiun në shkretëtirë.

Shqipëria qartazi ka marrë një refuzim pas rekomandimit të Komisionit Europian për çeljen e negociatave. Edi Rama dhe cirku i tij shëtitës me kavalierë fytyrash të vrerosura mund të çirren nga mëngjesi në darkë për fitore që as Pirro nuk mund ti ketë zili.

Edi Ramës, jo Shqipërisë, i janë vendosur kushte për dëmet që po vetë ka shkaktuar dhe që ai nuk është më në kushtet për ti plotësuar. Edi Rama ‘reformatori’ është sot i detyruar të luftojë Edi Ramën ‘shkatërrimtarin’ dhe ky i fundit është ne epërsi të thellë ndaj të parit./Syri.net

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.