E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Ti, nusja dhe nona jeni në përgjim’, SKY fundos oficerin e Antiterrorit
Lajme

‘Ti, nusja dhe nona jeni në përgjim’, SKY fundos oficerin e Antiterrorit

“Nëse do info të tjera, bojnë lekë”

Të tjera komunikime të siguruara nga aplikacioni i enkriptuar Sky ECC kanë fundosur edhe më tej oficerin e Antiterrorit, Igli Haxhiaj, i cili u arrestua në kuadër të një operacioni të përbashkët me prokurorinë e Breshias. Oficeri akuzohet se ka dekonspiruar hetime sekrete dhe ka informuar një grup kriminal mbi veprimet e policisë, kundrejt përfitimeve monetare.

Bisedat që e tradhtuan: “Telefonat i keni në përgjim… Nëse do info të tjera, bojnë lek”

Komunikimet e zbardhura tregojnë qartë se oficeri i Antiterrorit i ka dhënë Myftiut informacione të ndjeshme mbi hetimet që po zhvilloheshin ndaj tij dhe familjarëve të tij, ndërsa kërkonte para për çdo detaj shtesë.

Në një prej bisedave, Haxhiaj shkruan:

“Ti, Nusja, Nona jote, Asti, i keni telefonat në përgjim dhe bëj kujdes kur flet. Nëse do info të tjera bojnë lek… Kaq sa të thashë e ke dhuratë nga shokët.”

Në komunikime të tjera oficerit i shpëton edhe justifikimi se informacioni nuk përbënte “gjobë”, por “favor mes shokësh”, duke e paketuar si ndihmë, por duke theksuar se ndihma kishte një “kosto”.

“Jemi 3 veta nga 5 mij vlla” – Prokuroria: 15 mijë euro për dekonspirimin

Një prej frazave kyçe të dosjes është ajo ku Haxhiaj i thotë Myftiut:

“Jemi 3 veta nga 5 mij vlla.”

Sipas prokurorisë, kjo frazë i referohet një pagese prej 15 mijë eurosh, që duhej ndarë mes tre personave të implikuar. Hetuesit e interpretojnë këtë komunikim si provë të qartë se oficeri shiste informacione të klasifikuara të hetimit.

Gjithashtu, ai i konfirmon Myftiut se familjarët e tij janë të vendosur në përgjim dhe se mund të sigurojë “informacione të tjera”, por vetëm kundrejt pagesës.

Kontakte të drejtpërdrejta pas përdorimit të një PIN-i të koduar

Sipas dosjes, më 05.12.2020, vetëm dy orë pasi kishte komunikuar me kodin PIN 8AIVIH në Sky ECC, Haxhiaj ka realizuar një bisedë të drejtpërdrejtë me Myftiut. Kjo lëvizje, sipas hetuesve, e lidh oficerin pa mëdyshje me profilin e përdorur në aplikacionin e enkriptuar.

Prokuroria thekson se informacioni që ai ofronte ishte hetimor, sekret, dhe në kohë reale, duke dëmtuar drejtpërdrejt operacionet e policisë dhe duke rrezikuar sigurinë e hetuesve.

Aksion i përbashkët Shqipëri–Itali: Haxhiaj pritet të përballet me akuza të rënda

Autoritetet shqiptare dhe ato italiane kanë bashkërenduar hetimet, ndërsa provat e siguruara nga Sky ECC janë konsideruar vendimtare në ngritjen e akuzave.

Oficeri i Antiterrorit pritet të përballet me akuza për:

  • shpërdorim detyre,

  • dekonspirim të veprimeve hetimore,

  • korrupsion pasiv,

  • dhe bashkëpunim në favorizim të grupit kriminal.

Hetimet përfshijnë edhe identifikimin e personave të tjerë që përmenden nga vetë oficeri si bashkëpërfitues në skemë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.