E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tirana-Kukësi dhe Egnatia-Partizani, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sot në Superiore
Publik News

Tirana-Kukësi dhe Egnatia-Partizani, zbulohen arbitrat që do të drejtojnë sot në Superiore

Kategoria Superiore do të zhvillojë sot dy ndeshjet e fundit të javës së 10-të në orën 14:00.

Në stadiumin “Selman Stërmasi” do të luhet supersfida Tirana-Kukësi, ndërsa në stadiumin “Arena Egnatia” do të luhet Egnatia-Partizani.

Ja arbitrat e dy ndeshjeve të sotme.

Në duelin Tirana-Kukësi, arbitër kryesor do të jetë Andi Koçi, i mbështetur nga asistentët Ridiger Çokaj dhe Endrit Veseli.

Arbitër i katërt do të jetë Dorjan Maletaj.

Në VAR do të jetë Klodjan Prenga, ndërsa në AVAR, Denis Rexha.

Në takimin Egnatia-Partizani, kryesor do të jetë arbitri me stemën e FIFA-s, Enea Jorgji, i mbështetur nga asistentët Emigers Ganxhi dhe Tauland Kasa.

Arbitër i katërt pritet të jetë Laver Alla.

Në VAR do të jetë Klodian Shahini, ndërsa në AVAR, Nertil Bregasi.

ARBITRAT E NDESHJEVE TË SOTME –

TIRANA – KUKËSI:

Arbitër kryesor – Andi Koçi (Durrës)

Asistent i parë – Ridiger Çokaj (Lezhë)

Asistent i dytë – Endrit Veseli (Fushë-Krujë)

Arbitër i katërt – Dorjan Maletaj (Tropojë)

VAR – Klodjan Prenga (Laç)

AVAR – Denis Rexha (Tiranë)

EGNATIA – PARTIZANI:

Arbitër kryesor – Enea Jorgji (Elbasan)

Asistent i parë – Emigers Ganxhi (Elbasan)

Asistent i dytë – Tauland Kasa (Vlorë)

Arbitër i katërt – Laver Alla (Lushnje)

VAR – Klodian Shahini (Durrës)

AVAR – Nertil Bregasi (Tiranë)

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.