E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/  Arrestime në Kadastër për ndikim mbi zyrtarët dhe korrupsion në zgjedhje
Lajme

Tiranë/ Arrestime në Kadastër për ndikim mbi zyrtarët dhe korrupsion në zgjedhje

Tre persona janë arrestuar në Tiranë dhe një i katërt është dënuar me detyrim paraqitje në një rast ndikimi nga zyrtarëve dhe korrupsioni në zgjedhje të hetuar nga SPAK. Arrestimet janë bërë në Kadastrën e Tiranës.

Me urdhër të SPAK është arrestuar Dritan Stoka, zyrtar i lartë i Kadastrës në kohën kur ky institucion drejtohej nga Artan Lame.

Në prangat e policisë ka rënë edhe Agim Osmani, ndërkohë që gjykata ka dhënë masat e sigurisë “Arrest në shtëpi” për Alqi Hajdinin dhe “detYrim paraqitje” për Ylli Barutin.

Personat e mësipërm akuzohet se kanë kryer korrupsion aktiv dhe shitblerje votash në zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Nga hetimet ka rezultuar se zyrtarët dhe ish-zyrtarët kanë kryer favore për pronat në këmbim të blerjes së votave.

 Katër personat e mësipërm kanë pasur përplasje dhe debate me njëri-tjetrin në lidhje me aktet korruptive që ata kanë kryer.

Hetimet për këtë dosje vijojnë nga ana e SPAK

I koduar “Ndikimi” u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisië Kriminale, në drejtimin e SPAK-ut.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi masën e sigurisë ndaj shtetasve të mëposhtëm:

Dritan Stroka, kryeplak i Saukut, 46 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

Agim Osmani, 62 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Kanosja për shkak të detyrës”;

A. H., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”;

Y. B., 47 vjeç, banues në Tiranë, me masë sigurie “Detyrim paraqitjeje”, për veprën penale “Prodhimi i armëve luftarake”.

Shtetasit e mësipërm dyshohen se kanë kryer në bashkëpunim veprat penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.