E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, arrestohen tri shtetase të huaja për prostitucion
Flash

Tiranë, arrestohen tri shtetase të huaja për prostitucion

Policia sekuestroi një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni

Policia e Tiranës ka arrestuar tri shtetase të huaja, të cilat akuzohen se ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në bulevardin “Zogu i parë”, në kryeqytet.

Në kuadër të operacionit “Rental house”, u arrestuan shtetaset kineze T. L. dhe Y. J., si dhe shtetasja tajlandeze B. S.. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 6 shtetas.

3 të arrestuarat dyshohet se kishin marrë me qira një apartament në bulevardin “Zogu i parë”, ku ushtronin prostitucion, veprimtari prej së cilës dyshohet se kanë përfituar 6 të proceduarit.

Policia sekuestroi një shumë parash, e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, si dhe 4 celularë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.