E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari me pistoletë në brez
Lajme

Tiranë/ Arrestohet 34-vjeçari me pistoletë në brez

I armatosur me armë zjarri pistoletë, kapet dhe vihet në pranga 34-vjeçari.

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, operacioni policor i koduar “Ndalesa”.

Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative se në rrugën “Pjetër Bogdani”, një shtetas që lëvizte me automjet, ishte i armatosur me armë zjarri, kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Ndalesa”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: M. K., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

shërbimet e Policisë gjate kontrollit fizik të shtetasit M. K, i gjetën në brez një armë zjarri pistoletë me një krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.