E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, çmontohet 60 kamera në zona të ndryshme
Publik News

Tiranë, çmontohet 60 kamera në zona të ndryshme

Big Brotheri” i grupeve kriminale që vëzhgonin përmes kamerave të vendosura në hapësirat publike për të vëzhguar policinë apo grupet rivalepo shijon shfaqjet e fundit në Tiranë.

Operacioni I koduar ‘Fijet’ që ka synim evidentimin dhe heqjen e kamerave te vendosura në mënyrë të paligjshme   ka zbarkuar edhe në Kryeqytet.

Gjashtë  komisariatet e Tiranës këtë të hënë të mbështetura edhe nga forcat “Shqiponja” kanë vijuar me verifikimet dhe më pas me cmontimin e kamerave të paligjshme, ndërkohë ka pasur konstatime dhe cmontime edhe në afersi të banesave të personave me precedent penal apo të shkuar krimianle.

Aksioni do të vijojë thuajse në të gjitha lagjet e Tiranës, teksa prioritet do kenë zonat që njihen se problematike me krimin e organizuar.

Nga një bilanc paraprak rezulton se në kryeqytet deri tani janë çmontuar rreth 60 kamera.

Deri tani për Kryeqytetin nuk kemi  një raport per personat apo grupet kriminale që kanë montuar këto kamera.

Aksioni fijet nisi nga qyteti e Shkodrës, për të vijuar më pas në Vlorë, Durrës, Krujë Korçë dhe  Elbasan teksa pritet të vijojë në të gjithë vendin, teksa deri në tani janë çmontuar rreth 200 kamera.

Mes personave që rezulton se vëzhgonin zonat e tyre me kamera sigurie kishte edhe emra me peshë në botën e krimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.