E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, gjendet i pajetë në rrugë 30-vjeçari
Lajme

Tiranë, gjendet i pajetë në rrugë 30-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku është gjetur i pajetë një 30-vjeçar.

Policia njofton se dje në rrugën “Benjamin Kruta”, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç.

Policia thotë se në trupin e të riut nuk ka shenja dhune sipërfaqësore, por që pritet pritet akti ekspertimi mjeko ligjor për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

“Më datë 19.03.2021, në rrugën “Benjamin Kruta”, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, në pamje të parë nuk ka shenja dhune sipërfaqësore.  Pritet akti i ekspertimit të mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si dhe po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve,” njofton policia.

Gjitahshtu në njoftimin e policisë, thuhet se janë arrestuar gjashtë persona për vepra të ndryshme penale.

Njoftimi i plotë i policisë:

Bien në prangat e Policisë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. Gj., 21 vjeç, pasi në rrugën “Lord Bajron”, punonjësit e policisë të Forcës së Posaçme “Shigjeta” gjatë kontrollit fizik të ushtruar i gjetën dhe i sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar kanabisi.

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Paligjshëm në bashkëpunim me punonjësit e Komisariatit të Policisë Kufirit & Migracionit Rinas u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin M. E(K)., 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja” .

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. O., 19 vjeç, pasi me datë 17.03.2021, ka vjedhur disa produkte të ndryshme në një dyqan.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. D., 43 vjeç, pasi në mënyrë të përsëritur ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve ;

D. T., 33 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të kryer testin e alkoolit ;

I. Gj., 44 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në masën 1.03 mg/l.

  • Më datë 19.03.2021, në rrugën “Benjamin Kruta”, në rrugë, është gjetur pa shenja jete një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 30 vjeç, në pamje të parë nuk ka shenja dhune sipërfaqësore. Pritet akti i ekspertimit të mjeko ligjorit për të përcaktuar shkakun e vdekjes, ku paraprakisht dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale, si dhe po punohet për saktësimin e gjeneraliteteve.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.