Tiranë, i vihet eksploziv banesës së Tonin Qafës i sapo kthyer nga Amerika
Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur pak pas mesnate në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:35 minuta, në zonën e njohur si Bregu i Lumit.
Lënda plasëse është vendosur shumë pranë një restoranti dhe në derën e banesës së Tonin Qafa.
Tonin Qafa mësohet se ishte kthyer nga Amerika vetëm pak kohë më parë.Për pasojë është dëmtuar porta e shtëpisë së tij si dhe disa mjete të parkuara aty pranë, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.
Policia është duke hetuar jo vetëm për identifikimin e autorëve por edhe për të përcaktuar se kush ishte objektiv, restoranti apo banesa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



