E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, i vihet tritol  “Visit të garave”, person me precedentë penalë
Lajme

Tiranë, i vihet tritol “Visit të garave”, person me precedentë penalë

Një shpërthim i fuqishëm me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 03:50, në rrugën “Peti” në Tiranë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, tritoli është vendosur në portën hyrëse të garazhit të shtetasit Elvis Kosova, 39 vjeç, i njohur ndryshe si “Visi i garave”.

Kosova është një emër i njohur për autoritetet ligjzbatuese, me precedentë penalë në të kaluarën. Në gusht të vitit 2024, ai u arrestua pas dyshimeve për përvetësimin e një automjeti luksoz, një Audi R8 me vlerë rreth 200 mijë euro, të marrë fillimisht me qira në Gjermani nga një shtetas turk. Automjeti përfundoi më pas në pronësinë e Kosovës, i cili dyshohet se ka manipuluar situatën për ta përvetësuar atë në mënyrë të paligjshme. Rasti u denoncua në polici nga shtetasi turk, i cili pretendonte se automjeti i ishte vjedhur pranë një hoteli afër stadiumit “Air Albania”.

Ngjarja e sotme dyshohet se mund të ketë lidhje me ndonjë hakmarrje, konflikt të pazgjidhur apo larje hesapesh të lidhura me aktivitetin e mëparshëm të Kosovës.

Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë automjete të parkuara pranë garazhit.

Menjëherë pas shpërthimit, në vendngjarje mbërriti grupi hetimor i Policisë së Tiranës, i cili ka nisur verifikimin e rrethanave. Janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë përreth zonës dhe po vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve si dhe zbardhjen e plotë të motivit pas kësaj ngjarjeje tronditëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.