E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, motër e vëlla në telashe për shitje droge
Publik News

Tiranë, motër e vëlla në telashe për shitje droge

Operacionin i koduar “Blloku”, çoi në  arrestimin  në flagrancë të shtetasit Marsel Doku, 39 vjeç. Por në telashe u fut edhe motra e tij, shtetasja K. Doku, 61 vjeçe.

Ajo u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, u sekuestrua kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë e konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Ndërkohë në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojrave 2”, u arrestuan shtetasit Juljan Kabashi, 30 vjeç dhe Ahmet Haxhiu, 33 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, “u konstatuan duke ushtruar lojra të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve”.

Njoftimi nga Policia e Tiranës

Nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” u organizua dhe u finalizua operacioni i koduar “Blloku” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve” i shtetasit M. D., 39 vjeç, si dhe u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës” motra e tij shtetasja K. D., 61 vjeçe, pasi gjatë kontrollit fizik dhe të banesës së motrës së tij, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë, 3 peshore elektronike, një shumë të konsiderueshme parash dhe sende të tjera të kundraligjshme.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në kuadër të operacionit të koduar “Fati i Lojrave 2” bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve J. K., 30 vjeç dhe A. H., 33 vjeç, pasi në rrugën e Dibrës, u konstatuan duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit, në anë të aplikacioneve nëpërmjet celularëve.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 ,u bë ekzekutimi i urdhërit të prokurorit për shtetasin në kërkim E. M., 22 vjeç (i kapur nga Seksioni i kërkimit)pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. Gj., 52 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij.

Nga specialistët e Komisariatit të Policisë Vorë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. V., 41 vjeç dhe E. T., 37 vjeç, pasi dyshohet se janë përfshirë në një konflikt me sende të forta.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

J. V., 27 vjeç dhe G. D., 31 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;

O. D., 23 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.