Tiranë/ Me armë në lokal, restohet 30-vjeçari
Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin L.Ç 30-vjeç në një lokal në Mullet.
Gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, së në një lokal në Mullet, ndodhej një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Customer”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi L. Ç., 30 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar në një lokal në Mullet, shtetasin L. Ç., të cilit gjatë kontrollit fizik i gjetën një armë zjarri pistoletë dhe krehër me municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës material”, njofton policia.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



