Tiranë/Mjeti përplas një këmbësore
Një kembesore eshte perplasur nga nje makine ne Tirane. Policia ka dhene detajet e para lidhur me aksidentin e ndodhur kete mengjes ne Tirane.
“Automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore. Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore”- njofton policia.
Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina” , automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.
Drejtuesja e automjetit shtetasja M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



