E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/Ndezi zjarr për të djegur plehrat dhe rrezikoi 5 banesa, arrestohet 59-vjeçari
Lajme

Tiranë/Ndezi zjarr për të djegur plehrat dhe rrezikoi 5 banesa, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin që vuri në rrezik pesë banesa dhe dogji disa pemë ulliri.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë, rreth orës 12:40 te rrethrrotullimi i Shkozës në kryeqytet. Zjarri i ndezur për të djegur plehrat, u përhap prej erës në një sipërfaqe rreth 5000 m2, duke djegur disa pemë ulliri dhe rrezikuar pesë banesa.

Autori i dyshuar është shtetasi M. Rr., banues në fshatin Kllojkë, Tiranë, i cili u arrestua për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme lidhur me ngjarjen.

Njoftimi i policisë:

Ndezi zjarr për të djegur mbeturinat dhe për shkak të erës së fortë zjarri u përhap duke djegur disa pemë ulliri dhe duke rrezikuar 5 banesa, identifikohet dhe arrestohet 59-vjeçari.

Ditën e djeshme, rreth orës 12:40, është marrë njoftim se kishte rënë zjarr në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Shkozës” dhe flakët po përhapeshin me shpejtësi.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë shkuar menjëherë në vendin ku kishte rënë zjarr, së bashku me shërbimet zjarrfikëse. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, u identifikua dhe u arrestua autori i dyshuar i zjarrvënies, shtetasi M. Rr., 59 vjeç, banues në fshatin Kllojkë, Tiranë.

Zjarri që dyshohet se ka ndezur ky shtetas është përhapur në një sipërfaqe rreth 5000 m2, ka djegur disa pemë ulliri dhe ka rrezikuar 5 banesa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për vepën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë apelon për qytetarët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do të përballen me ligjin, si dhe i fton ata, që të denoncojnë në numrin 112, për çdo rast të tillë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.