Nxënësit e “Edith Durham” dhe nëndrejtoresha urojnë për festat,dy familje të goditura nga tërmeti
Nxënësit e “Edith Durham” Tiranë,sot kanë vizituar dy familje të goditura nga termeti i 26 nëntorit.
Nxënësit i shoqëroi dhe Nëndrejtoresha e shkollës “Edith Durham” Nevila Voshtina. Ishte nisma e saj personale që të ndihmonte dy familje në nevojë në Selitë .
Thirrjes së mesuese Neviles , i janë bashkuar me deshirën e tyre edhe disa nxenes të saj dhe kanë zgjedhur dy familjet në nevojë per të dhuruar këtë fundvit, ndihma ushqimore, dhurata per femijet, veshje etj.
Një solidarizim per tu marr shembull dhe per tu bërë burim frymezimi per të gjithë ata që munden të dhurojnë per familjet e goditura nga termeti, por akoma nuk e kanë bërë le ti bashkohen edhe “Operacionit Kutia” ndermarrë nga kryetari i bashkisë Tiranë Z. Erion Veliaj. /Emanuel Noka
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




