E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
TIranë/ Policia arreston 5 drejtues automjetesh
Lajme

TIranë/ Policia arreston 5 drejtues automjetesh

Gruaja me ‘BMW’ luksoze tenton të korruptojë policin në Tiranë!


Policia rrugore kanë vënë në pranga 48 orët e fundit, pesë drejtues automjetesh në kryeqytet të cilët tentuan të korruptojnë efektivët pasi u kapën në shkelje

Një prej të arrestuarve në flagrancë është edhe një shtetase,  e cila pasi u kap në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor tentoi t’i japë ryshfet 500 mijë lekë të vjetra efektivëve.

Në moment, ajo është nxjerrë nga makina e saj luksoze dhe i janë vënë prangat.

Njoftimi:

Gjatë 48 orëve të fundit, janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, konkretisht: A. K., 39 vjeç, G. H., 30 vjeç, B. C., 20 vjeç, E. C., 50 vjeç dhe E. D., 40 vjeç, për tentativa për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore.

Këta shtetas kanë tentuar t’iu ofrojnë punonjësve të Policisë së Shtetit, ryshfet, pasi u kapën në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Lufta kundër kësaj veprimtarie të kundërligjshme do të intensifikohet ndaj shkelësve dhe ndaj punonjësve të Policisë, në çdo rast që ata do të kapen duke kryer korrupsion pasiv.

Për të përmbushur këtë qëllim, ftojmë qytetarët dhe mediat që të denocojnë çdo rast të abuzimit të punonjësve të Policisë, me detyrë

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.