E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, qëlloi me armë në ajër për të kanosur vëllanë
Flash

Tiranë, qëlloi me armë në ajër për të kanosur vëllanë

Një konflikt mes dy vëllezërve në Paskuqan ka precipituar me përdorimin e armës së zjarrit, ndërsa një ndërhyrje e shpejtë e policisë ka shmangur një ngjarje të rëndë.

Nga raportimet mësohet se njëri nga vëllezërit ka qëlluar me armë automatike në ajër për të kërcënuar vëllanë, ndërsa ky i fundit akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së 61-vjeçarit.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, parandaloi përshkallëzimin e një konflikti me armë zjarri, në një familje në Paskuqan.

Qëlloi me armë zjarri automatik në ajër, për të kanosur vëllanë e tij, arrestohet 61-vjeçari (shtetas me precedent).

Në pranga dhe vëllai, pasi dhunoi vajzën e 61-vjeçarit.

Gjenden në banesën e 61-vjeçarit dhe sekuestrohen arma e zjarrit kallashnikov, municion luftarak dhe 1 mjet prerës (sëpatë).

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, sapo janë njoftuar për një konflikt mes 2 vëllezërve në Paskuqan, kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në vendngjarje, për të nxjerrë autorët para përgjegjësisë penale dhe për të sqaruar rrethanat e rastit.

Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme, shërbimet e Policisë kanë neutralizuar të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, konkretisht M. M., 61 vjeç (me precedent për kundërshtim të punonjësit të Policisë) dhe A. M., 63 vjeç, vëllezër, të cilët në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasi M. M. qëlloi me armë zjarri kallashnikov, në ajër, për të kanosur shtetasin A. M., i cili i kishte dhunuar vajzën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.