Vrasja në Paskuqan, del FOTO e viktimës dhe autorit të ngjarjes
Personi që shfaqet në foto është identifikuar si Sadik Llanaj, i dyshuari kryesor për ngjarjen e rëndë të ndodhur në rrugën “Dervish Luzha” në Kamëz, ku humbi jetën një i ri 27-vjeçar.

Viktima është Ardian Baloshi, 27 vjeç, i cili mbeti i plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Menjëherë pas ngjarjes ai u transportua me urgjencë në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore të nevojshme. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, i riu nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se konflikti mes personave të përfshirë ka lindur pas një përplasjeje që ka ndodhur gjatë një ndeshjeje kalçetoje. Rrethanat e sakta të ngjarjes mbeten ende objekt hetimi nga autoritetet kompetente.
Menjëherë pas incidentit, në zonë janë angazhuar forca të shumta policore, të cilat po punojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e dinamikës së saj. Në operacionin për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar është përfshirë edhe njësia speciale RENEA.
Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjitha rrethanat që çuan në këtë ngjarje tragjike.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



