E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/ Qytetarja raporton: E zuri korrenti, punëtori në Astir bie nga skela
Lajme

Tiranë/ Qytetarja raporton: E zuri korrenti, punëtori në Astir bie nga skela

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Astir. Një qytetare raporton se në këtë zonë, një punëtor ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe është rrëzuar nga skelat duke rrezikuar jetën.

Sipas qytetares ngjarja ka ndodhur në orën 9, teksa punëtori është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës. Policia nuk ka ende një njoftim lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e punëtorit.

“Sot nga ora 9 nje puntor ra nga skela ne nje nga pallatet qe po punohet ne Astir. Eshte nisur me ambulanc drejt urgjences. Tek Trauma. Ne momentin qe ra iken dhe dritat ne kompleks. Mesa kuptova e kishte zen korrenti prandaj kishte ren”, shkruan qytetarja.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.