E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë/  Shoferi  po udhëtonte në sens të kundërt, policia i sekuestron mjetin dhe i heq patentën për 16 muaj
Lajme

Tiranë/ Shoferi po udhëtonte në sens të kundërt, policia i sekuestron mjetin dhe i heq patentën për 16 muaj

Një drejtues automjeti është gjobitur dhe i është pezulluar patenta për 16 muaj pasi është kapur duke udhëtuar në sens të kundërt.

Pas një video të publikuar në rrjetet sociale, policia ka rënë në gjurmët e tij. Drejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të reja.

Njoftimi i policisë

Më datë 14.04.2023, nga monitorimi i rrjeteve sociale, është konstatuar një drejtues automjeti që qarkullonte në sens të kundërt me levizjen, në rrugë inteurbane.

Menjëherë, nga shërbimet e Policisë Rrugore u organizua puna për identifikimin e drejtuesit të automjetit, i cili pasi u lokalizua u shoqërua në Komisariatin Rajonal të Policisë Rrugore Tiranë.

Drejtuesi i automjetit u ndëshkua me masë administrative 12 000 lekë të rinj, pezullim të lejes së drejtimit për 16 muaj, si dhe iu zbritën 3 pikë nga pikët e lejes së drejtimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.