E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë, trafikonin kokainë, arrestohen
Lajme

Tiranë, trafikonin kokainë, arrestohen

Policia e Tiranës sekuestron 256 gram kokaine janë arrestuar 5 përsona. Sipas njoftimit nga Policia e Tiranës në një operacion të mëngjesit të së dielës janë sekuestruar 256.5 gram lëndë narkotike kokainë.

Lënda narkotike ishte e fshehur në dy automjete. Uniformat blu kanë arrestuar pesë persona, që shisnin kokainën në zonën e Oxhakut ose sic njihte ndryshe, Xhamlliku.

Të ndaluarve u janë sekuestruar gjithashtu 8 telefona celularë dhe dy automjete tip “Golf5”.

Në prangat e policisë kanë rënë:

Shpëtim Myrta – 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Mariglen Gostima – 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Elton Hasnjoku – 41 vjeç, banues në Tiranë.

Armand Pisha – 28 vjeç, banues në Elbasan.

Migen Jani – 34 vjeç, banuese në Elbasan.

Sipas njofitmit të policisë: “Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative që dispononte Seksioni për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Në drejtim të goditjes së veprimtarisë të kundraligjshme në fushën e narkotikëve rezultonte se: shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike e llojit të dyshuar ” Kokainë” me klientelë kryesisht në zonën e Oxhakut, Xhamllikut etj në qytetin e Tiranës”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.