E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tiranë,arrestohet 31-vjeçari që lëviste i armatosur
Lajme

Tiranë,arrestohet 31-vjeçari që lëviste i armatosur

Një 30-vjeçar me precedent penal është arrestuar në Tiranë, pasi u kap nga policia duke lëvizur i armatosur me pistoletë me fishek në fole. Operacioni policor i koduar “Again” u finalizua nga Forcat “Shqiponja” pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Bashkë me të u arrestua edhe një 35-vjeçar, për moskallëzim krimi. Policia sekuestroi armën dhe i referoi materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme. Në kuadër të operacionit “Again” u arrestuan shtetasit Silveste Sylaj dhe Erjon Tafilaku.

Njoftimi i policisë:

DVP Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Again”.

Lëvizte i armatosur me pistoletë me fishek në fole, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari, i dënuar më parë për armëmbajtje pa leje dhe për vjedhje me dhunë.

Vihet në pranga dhe shoku i tij, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohet pistoleta me municion luftarak.

Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara për një shtetas që lëvizte i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Again”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë në rrugën “Ibrahim Rugova”, shtetasin S. S., duke lëvizur me këmbë, me 1 armë zjarri pistoletë me fishek në fole, që e mbante në brez. Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit: S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë, me precendent të theksuar penal dhe E. T., 35 vjeç, i cili shoqëronte 30-vjeçarin.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.