E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tjetër drejtor “Rama 2”  i dënuar
Lajme

Tjetër drejtor “Rama 2” i dënuar

Bëhet fjalë për Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat që sipas deputetit të LSI-së, Endri Braimllari, shtetasi Nexhip Merolli rezulton i dënuar nga Gjykata e Korçës me akuzën e falsifikimit të vulave dhe formulareve.

Bramillari ka publikuar edhe foto të vendimit gjyqësor për Merollin, si dhe vendimin për emërimin e tij në postin e një prej drejtorive të rëndësishme.

“Edi Rama emëron Drejtorin e Përgjithshëm të Bordit të Kullimit për rajonin Korçë, Elbasan, Berat shtetasin e dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Rrethit Gjygjësor Korçë, Nexhip Merolli. Kryeministri i Drogës riciklon të dënuarit në poste kyçe në administratën publike. Bashkëngjitur gjeni vendimin e Gjykatës dhe urdhrin e emërimit. Kjo është Rilindja e paligjshmërisë!:, shkruan Braimllari.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.