E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tmerr në Spille,fëmija  i vogël brenda në det…
Lajme

Tmerr në Spille,fëmija i vogël brenda në det…

Pamje të dhimbshme janë ato të publikuara ditën e sotme nga gazetari Bledian Koka, i cili tregon se si një fëmijë i vogël është infektuar teksa pushonte në plazhin e Spillesë.

Sipas Kokës, gjithçka ka ndodhur për shkak të përzierjes së ujërave të zeza e fekaleve me ujin e detit, ku lahen fëmijë e të rritur.

Ai shkruan përbri videos së publikuar:

Tmerr ne Spille…
Shikojeni kete femije si eshte infektuar nga ujerat e ndotura qe po derdhen sot ne Spille. I eshte infektuar lekura nga fekalet e turizmit. O tempora o mores, o shteti i turzimit te felliqur shikojeni suksesin tuaj imagjinar…
p.s…o deshtim si te te quaj me?!…”

Ditën e djeshme i njëjti problem u raportua edhe nga Shkëmbi i Kavajës, ku pas disa minutave shi, u duk qartë se si ujërat e zeza gurgullonin në breg të detit e më pas përziheshin më ujin e kripur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.