Topalli: Do rikthehen në politikë si Kryetare e ‘Lëvizjes për Ndryshim’
Topalli ka rrëfyer se është thirrur nga disa të rinj për t’i mbështetur ata, ndërsa situata e vështirë që po kalon vendi e ka bërë që të mos heshtë dhe të mos ketë frikë, por t’i mbështesë ata në kauzën e tyre patriotike.
“E ndërgjegjshme për kohën e vështirë që vendi po kalon si dhe sakrificat e forta të shqiptarëve, e qartë se kemi para një punë të papërfunduar të nisur dekada më parë, e vetëdijshme që kriza e vendit është shumëplanëshe, ekonomike, politike, sociale, shëndetësore, morale, përfaqësimi etj.
Jam e vendosur për të mos qëndruar anash, për të mos heshtur, për të mos patur frikë. Jam sot bashkë me këta të rinj për t’i mbësjphtetur në kauzën e tyre patriotike drejt një projekti të ri”u shpreh Topalli.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




