E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Torta e ditëlindjes , italianët “shqyejnë sytë”
Lajme

Torta e ditëlindjes , italianët “shqyejnë sytë”

  • Një tortë ditëlindjeje ka marrë më qafë një shqiptar në Itali, i cili ishte në arrest shtëpie.

Sipas mediave italiane, policia e shtetit fqinj kishte konstatuar një tortë të veçantë, të pazakontë në pastiçeri.

Ëmbëlsira kishte shkrimin në shqip “Edhe 100 biphe”. Ajo ishte e dekoruar sipër me kartëmonedha eurosh, karta krediti dhe pluhur që simbolizonte kokainën.

Policia në Teramo është vënë menjëherë në lëvizje për të mësuar kush ishte marrësi dhe cilët e kishin porositur.

Ata gjetën marrësin që do ti bëhej surpriza.

Ai ishte një shqiptar në arrest shtëpie, me precedentë të njohur për drogë, që pas kësaj duhet të japë llogari, edhe për kuptimin e dhuratës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.