Totenhemi ecen me hapin e nje kampjoni
Totenhemi me hapa kampioni në Premier Ligë. Londinezët triumfuan mbrëmjen e sotme ndaj Kristal Palas me rezultatin 1-2, duke kryesor me meritë kampionatin. Kjo ishte fitorja e tetë në 10 ndeshje dhe e katërta radhazi për skuadrën e trajnerit Postecoglu, që po zhvillon një sezon spektakolar.

Për sa i përket duelit të sotëm, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0. Për të parë golin e parë duhet të shkonte minuta e 53-të, kur Uard, t’i dhuronte avantazhin “gjelave” me autogolin e shkaktuar. Për të vulosur këtë sukses mendoi Son në minutën e 66-të. Në fundin e kohës së rregull gjyqtari akordoi 8 minuta shtesë. Vendasit e Kristal Palas, provonin të rihapnin sfidën me golin e shënuar në minutën e 94-t, me Ajev, por vetëm kaq, pasi në fund ishin kryesuesit e Totenhemit, ata që arritën të arkivonin 3 pikët.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



