E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tradita shqiptare, sherr politik edhe mbi trupin e pajetë të Florenc Beqirajt
Lajme

Tradita shqiptare, sherr politik edhe mbi trupin e pajetë të Florenc Beqirajt

Ende pa mbërritur në shtëpi trupi i pajetë i Florenc Beqirajt, nisin në Tiranë grindjet dhe deklaratat politike për vdekjen e tij. Ngjarja provokoi protesta qytetare dhe ndërsa zbulohen detaje të reja, vijnë edhe reagimet e para politike.

I pari që kërkoi një reagim më të fortë nga shteti shqiptar ishte Lulzim Basha. Sipas tij, përgjegjës është direkt për faqtkeqësinë është kryeministri Rama.

“Shkaktari dhe përgjegjësi kryesor i kësaj gjendje heshti edhe sot per vdekjen e Florencit 23 vjecar, siç hesht çdo dite për largimin masiv te shqiptareve” , shkroi ndër të tjera Basha në reagimin e tij të parë.

Ndërkohë, presidenti Ilir Meta ngushëlloi familjen përmes këshilltarëve. Në takim me nënën e Florenc Beqirajt u dha premtimi se Meta po bën përpjekjet për ta sjellë trupin e Florenc Beqiraj në Shqipëri.

Të njëjtën nismë për sjelljen e trupit të Florencit në Shqipëri e ka ndërmarrë edhe Ministria e Jashtme, me anë të ambasadës tonë në Francë.

“Ambasada po kujdeset për kryerjen e të gjitha procedurave për kthimin e trupit të të ndjerit në Shqipëri” thuhet në një njoftim të ministrisë për mediat.

Pas kësaj kakofonie të krijuar mbi trupin e Florenc Beqirajt, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e pa të udhës të shpërndajë edhe një thirrje për aktorët politikë, që “të dëshmojnë urtësi e të mos bien në kurthin e instrumentalizimit politik të kësaj fatkeqësie”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.