E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trafikanti i drogës  arrestohet në Qafë Thanë
Publik News

Trafikanti i drogës arrestohet në Qafë Thanë

Një 39-vjeçar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të narkotikëve dhe kërkohet nga Brazili, është arrestuar sot nga uniformat blu në Qafë Thanë. Faton Vinça pritet të ekstradohet drejt shtetit amerikano-jugor.

“Si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve mes ZQK Interpol Tirana, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është bërë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimi drejt Brazilit të shtetasit F. V., 39 vjeç, banues në fshatin Veleshte, Strugë, Maqedonia e Veriut. Gjykata e Gjashtë Federale Penale Rio de Janeiro, më datë 27.11.2019, ka lëshuar urdhër arresti për këtë shtetas, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec”, thuhet në njoftimin e policisë.

Interpol Tirana vijon procedurat për ekstradimin e tij drejt Brazilit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.